Edi Paloka: O të dëshpëruar, vërtet s’e rrëzuam Ramën, por e shpallëm armik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka reagoi në lidhje me protestën masive të opozitës.

Ai tha se ajo përcolli dy mesazhe kryesore.

“Për ndonjë nga ata “ironikët” e dëshpëruar e të vetmuar që pyesin: “A e rrëzuat Ramën mbrëmë?”

Manifestimi i protestës mbrëmë pati dy mesazhe thelbësore për këdo që ka sy të shohë, veshë të dëgjojë e mend të kuptojë:

Së pari-demokratët janë përfundimisht të bashkuar (e jo vetëm demokratët) me një qëllim të vetëm e të përbashkët.

Së dyti-Rama për opozitën, por dhe për shqiptarët në përgjithësi, nuk është me kundërshtari politik, po ARMIKU dhe do trajtohet si i tillë!” shkruan Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT