“Mos ngatërro kekun tonë me byrekun tënd”, Goxhaj sulmon Lapajn: Tiketaku Sorosit, nga sot Qeveria e ka frikë popullin!

Avokati Altin Goxhaj, një nga organizatorët dhe personat që mbajtën fjalë sot në protestën e PD, sulmon aktivistin Adriatik Lapaj. Nisur nga një reagim i këtij të fundit që uronte protestuesit për tubimin paqësor, Goxhaj e quan Lapajn “mikrofon të Sorosit” dhe i thotë të mos ngatërrohet me PD.
“Ti Tiku i Soros ngatarro kekun tonë me byrekun e Sorosit. Sot dita e parë në 9 vjet që Qeveriu ka frikë Popullin. Kur menaxhojnë Tikët mikrofonat Qeveriu shto stilet e kamasutras ndaj popullit. Kur bashkohemi ne dhe prodhojmë Frontin patriotik të Shpëtimit Kombetar, Qeveriu tkurret, dhe tërhiqet e tërhiqet derisa rrëzohet”, shkruan Goxhaj ndër të tjera.
Shënimi i plotë i Altin Goxhaj
“Mikrofoni i prish i Tiketakut të Soros nuk ka asnjë lidhje me protestën e bashkimit për shpëtim kombëtar! Sot nuk po kontrollonim mllefin për të shfryrë, por po bashkonim të gjitha zemrat në një FRONT PATRIOTIK!
Ti Tiku i Soros ngatarro kekun tonë me byrekun e Sorosit. Sot dita e parë në 9 vjet që Qeveriu ka frikë Popullin. Kur menaxhojnë Tikët mikrofonat Qeveriu shto stilet e kamasutras ndaj popullit. Kur bashkohemi ne dhe prodhojmë Frontin patriotik të Shpëtimit Kombetar, Qeveriu tkurret, dhe tërhiqet e tërhiqet derisa rrëzohet.
Unë kam thënë që protestat e revoltave spontane të mllefit prishen nga xhenierë sorosist dhe zarat e Yurit.
Kjo e sotmja nuk ishte protestë spontane mllefi por 3 javë organizim i Opozitës zyrtare politike dhe Shoqërisë Reale Civile (jo mercenarë sorrash) për të arritur një qëllim: frikësimin e regjimit kuisling dhe ushtarëve të tij që nga policë, patronazhistë, tatimorë, inuksa, fuksa, etj..
Policia ishte si e menderosur sot bashkë me qeveriun që kishte ikur nga sytë këmbët. Këtë qëllim kemi prezantu dhe ja arritëm. Ju klyshët e Sorosit që s’keni këllqe as me dal në debate tv, nuk doni ta pranoni faktin që qeveria që sot do tkurret e tkurret. Sepse për herë të parë do ketë një front të madh përballë: ata që nuk i kontrollon Sorosi! (si ty o Tiketaku i prish Sorosit). Tiku të fàla Dobrushit dhe Kimit.”
Shënimi i plotë i Adriatik Lapaj
Protesta ishte masive. Çdo reagim është më mirë se nënshtrimi. Bravo për protestuesit!
P.s Protesta përtej të gjithave arriti dhe sa më poshtë:
Edhe ata që kishin kritika për mikrofonin si mjet proteste, sot u dorëzuan dhe e pranuan. Madje e përdorën. (Nuk kisha asnjë dyshim)
Ata që kërkonin llogari duke thënë se protestat bëhen me hunj e gurë, sot nuk u ndjen. (Rezultat mbreslënës)
Ata që ankoheshin kundër një shkalle që përdorën qytetarët pak muaj më parë si skenë, sot e pranuan podiumin me Led-e si diçka normale. (Të vonuar)
Ata që thanë se protesta nuk është koncert, sot i pashë tek këndonin bashkë me Renisin një këngë shumë ritmike. (Mua më pëlqeu)
Ata që thoshin se protesta nuk mbyllet duke ikur në shtëpi, sot heshtën kur ikën. (Nuk i quaj kurrë zjarrëfikës)