“Rënia e Ramës ka nisur”, Papa sulmon Kryemadhin: Ajo nuk duhet të ishte pjesë e protestës së Sali Berisha, ju tregoj pse

Papa tha se nga protesta e 7 korrikut u ndje mirë dhe se ishin me mijëra shqiptarë në shesh, burra dhe gra të moshuar dhe prindër me fëmijë, madje ndau bindjen se kishte edhe të majtë.
“Ka shpresë. Provokimi me dyer të blinduara ishte diçka sfiduese nga njerëzit, ndërkohë që nuk pati asnjë incident. Mesazhet e Berishës ishte të qarta, hapje ndaj BE, asnjë sharje ndaj SHBA, dhe për herë të parë i tha se Rama është armik i im.
Ajo masë e madhe njerëzish, nuk është se ishin nga rrethet. Ndërsa garnitura, unë nuk do doja të fliste Kryemadhi, e cila është e akuzuar për korrupsion, por kjo është politika shqiptare duhet 51%. Berisha tregoi forcë.
Ambasadorja amerikane mua si qytetar nuk më tha mos dilni, mos shkoni dhe indirekt ata mbështetën protestën. Rama mbas skandalit të fundit që nuk shkoi në festën 4 korrikut, tregon se rënia e tij ka nisur.
Amerikanët nuk flasin dhe Shqipëria nuk është pozicionuar siç duhet përballë situatës me luftën sllave dhe vazhdon të sillet si vëlla me Vuçic. Ende vijnë anije ruse në Durrës. Ti je armiku im i tha Berisha, po shpopullohet vendi.
Kush është përgjegjësi? Natyrisht qeveria, kanë ikur gjysmë milionë shqiptarë, të rinjtë këdo që takoj është si të ikin infermierë në Gjermani, ky vend nuk do të rrijë i zbrazët. Nuk dua që të ketë këtë largim masiv nga vendi im. Njerëzit nuk ndihen mirë.
Ai i thotë armik se ke bllokuar hyrjen në BE, ke nxitur largimin e shqiptarëve, je vasal i Vuçiç dhe ke bllokuar sistemin zgjedhor. Mund ta shash Berishën tërë ditën, por Rruga e Kombit, etj., ka bërë gjëra që kanë mbetur, Rama është vetëm me fasada.
E ka përqendruar pushtetin në 4-5 oligarkë, bari çoban në Greqi, sikur ka miliona. Nuk e kuptoj se si funksionojnë këto skemat e djegësve. Kjo qeveri nuk prodhon më.
Politika qarkullon, Rama ka në pushtet që në 1997. Berishës kur ia kanë kërkuar është tërhequr, Rama nuk ka dhënë ndonjëherë dorëheqjen. Shfaqet energjik 77-78 vjeçar”, tha Papa.