DETAJE nga skandali i majorit shqiptar që punonte në shtëpi bari në Holandë, Ministria firmos shkarkimin e tij

Majori Ermal Dinoshi, pjesë e Forcave të Armatosura dyshohet se është përfshirë në një veprimtari kriminale për drogë në Holandë, për të cilën autoritetet vendase janë duke e investiguar në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë ngjarje, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrës në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të tij në Shqipëri.
Kjo për faktin se ministria është në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze.
Gjithashtu, po bashkëpunohet me autoritetet në Holandë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.