Bumerang për rusët, ushtarët shkatërrojnë me raketa bazën e tyre

Një ushtar mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, pas një testi raketash në bazën e ushtrisë ruse në Ukrainën lindore.

Mediat britanike raportojnë se trupat e Vladimir Putin nisën një stërvitje për të testuar disa raketa të reja, me synimin që t’i përdornin ato kundër rezistencës ukrainase në rajonin e Dondasit, por duket se gjithçka ka shkuar keq.

Përveç ushtarit të vrarë dhe atyre të plagosur, raketat e dështuara shkatërruan dhe një nga deponimet me armë që ushtria kishte në bazë, duke shkaktuar një dëm të madh.

Ushtria ruse po përballet me një presion të madh, teksa përparimet në Ukrainën lindore janë shumë të vogla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT