“Nuk heq dorë”, ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me Putinin

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder refuzon të ndërprerë kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të.

“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”, tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Schroeder theksoi se nuk beson në zgjidhjen ushtarake të kofliktit në Ukrainë.

“Se si duket një zgjidhje e tillë, mund të sqarohet vetëm me negociata”, tha Schroeder.

Schroeder, socialdemokrat, ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, është bërë kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës, Rosneft.

Schroeder është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT