180 milionë euro evazion fiskal, SPAK kërkon pezullimin e aktivitetit të kompanive të denoncuara nga LSI

SPAK ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të disa kompanive që dyshohet se janë përfshirë në një skemë miliona eruo të evazionit fiskal.

Bëhet fjalë për kompanitë e denoncuara nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sipas të cilës 24 kompani kanë kryer evazion fiskal me mbi 180 milionë euro duke lëshuar fatura fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve.

Aktiviteti kompanive “Froggy, Frogy 03, dhe Best Services”, është pezulluar ditën e sotme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndërsa sipas denoncimit të LSI, rezulton se disa nga këto kompani kanë mashtruar haptazi, madje në mënyrë qesharake. Në disa raste ato rezultojnë se kanë blerë fruta por kanë shitur inerte, apo në një rast tjetër hyrjet kanë qenë shishe uji dhe shitjet beton apo bitum.

Dyshimi është se këto kompani mund të kenë bashkëpunuar me kompani të tjera të cilave u kanë lëshuar faturat, disa prej tyre LSI pretendon se janë kompanitë e inceneratorëve.

Pronarët e vërtetë, kishin kaluar kompanitë në emër të disa pensionistëve, dyshohet për të fshehur gjurmët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT