“Aktivitete të dyshimta ruse në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan”, Reagon Ambasada ruse

Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të vendi, i cili ka folur për aktivitete e Rusisë ne Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.

Në përgjigjen e saj për presidentin maqedonas, ambasada ruse sqaron se Rusia nuk është përzier, nuk përzihet dhe nuk ka për qëllim të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti e as në Maqedoninë e Veriut.

“I hedhim poshtë akuzat e dërguara kundër vendit tonë. Kjo është në kundërshtim me vetë filozofinë e politikës së jashtme ruse. Është e njohur mirë se përpjekjet e këtilla asnjëherë nuk e sjellin efektin e dëshiruar dhe në fund i deskriditojnë ata të cilët përdorin metoda të tilla”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia respekton cilëndo qoftë zgjidhje të popullit maqedonas./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT