Çupi tregon skandalet ku është përfshirë Berisha: Zhvillonte takime të fshehta nga SHBA me…

Në përkujtimin e 27 vjetorit të masakrës së Srebenicës, analisti i njohur Frrok Çupi foli rreth gjendjes së Shqipërisë aso kohe dhe sesi u prit nga vendi dhe qeveria aso kohe.

Teksa përmendi se media ishte e cunguar, Çupi u shpreh se qeveria, pavarësisht nga shkrimet e mediave bënte çfarë të donte. Dhe sipas analistit, qeveria e Shqipërisë aso kohe ka ndikuar në arenën e luftës, pasi sipas tij armët e nafta e furnizuar janë bërë nga Presidenti i kohës, Sali Berisha. Frroku tregoi se Berisha kishte kryer të gjitha bisedimet me krahun e djathtë të Millosheviçit, Momir Bulatoviç.

‘Ishte momente që ne shikonim dhe lexonim lajme shumë tronditëse nga Ballkani. Nga viti 94 nisi lufta që nuk e prisnim dhe kulmoi me Srebenicën. Në Bosnje ndodhi që u përqendrua e tërë beteja kundër perëndimit.’- tha Çupi.

‘Këtu situata nuk është lexuar me notat e sakta, të vërteta. Zëri i medias ishte një shkretëtirë sepse ishte situata mes qeverisë dhe medias, sepse situata mes qeverisë dhe medias ishte, fol ça të duash se do bëj ça të dua. Shqipëria ka pasur rolin vendimtar të luftërave kundër viktimave. Në Shqipëri janë transportuar mijëra ton naftë, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosovë. Nafta ishte sigurisht për Bullatoviçin dhe Millosheviçit. Bullotoviçi ka zhvilluar të gjitha bisedimet me presidentin e aso kohe, Sali Berisha zyrtare por e fshehur nga Amerika por më vonë dolën. U krijua një firmë ose sipërmarrje e partisë demokratike, Shqiponja, ku Berisha dhe gjithë ministrat e tij i kishte angazhuar në kupolën mafioz. Në 96 u bllokua kontrabanda e parave. Gjithë ajo pasuri ishte në xhepat e partisë demokratike.’- tha Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT