“Ka patur një tentativë të jashtëzakonshme”, Vangjeli: Si u humb në 2008-ën shansi për reformimin e drejtësisë

Duke komentuar bojkotin e avokatëve në shenjë proteste ndaj Hartës së re Gjyqësore, analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje vitin 2008, kohë kur Partia Socialiste e ndodhur në opozitë kërkoi pesë reforma, mes tyre edhe atë në Drejtësi.
“Ka patur një tentativë të jashtëzakonshme në 2008. Por këtu është problemi që lajmet e mira fshihen nga rrëmuja e përditshme. Partia Socialiste atëherë në opozitë ofroi një paketë me pesë reforma, ku një prej tyre ishte edhe ajo e Drejtësisë. Ka patur një platformë të plotë dhe solide, përpara ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008. PS ofronte një paketë për të çelur debatin e madh me të gjithë aktorët politike. Por përmes rrugës së drejtë u zgjodh zig-zag. Dhe Shqipëria humbi shumë e shumë kohë. Kjo u zgjidh më pas me Ramën dhe Metën” – tha Lorenc Vangjeli.