Dhunohet në mes të qytetit kryebashkiaku i Divjakës/ Denoncimi në polici: Më goditi me shuplakë…

Kryebashkiaku Divjakës, Fredi Kokoneshi ka rënë pre e dhunës disa ditë më parë.
Policia ka njoftuar se Kokoneshi ka bërë vetë denoncim në komisariat, duke deklaruar se është dhunuar për shkak të dhunës nga një 32-vjeçar, banues në Divjakë. Ai ka thënë në polici se është sharrë, ofenduar dhe goditur me shuplakë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.