Zjarri në malin e Çikës/ Prefekti i Vlorës: Presim të ndërhyjë helikopteri

Në ditën e katërt të zjarrit në Malin e Çikës sot kanë mbërritur 90 ushtarë të Forcave të Armatosura,  të cilët po punojnë në zonën e zjarrit për shuarjen e flakëve.

Terreni është mjaft i rrezikshëm për shkak të malit të thepisur dhe ndërhyrja është pothuajse e pamundur sepse ushtarëve iu rrezikohet jeta.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj është shprehur se ditën e sotme do të vijë dhe një helikopter i cili do të shuajë përfundimisht këtë zjarr.

“[o menxhojmë situatën. Një vatër që është në disa gropa të malit. Janë djegur 70 hektarë  me shkurre por dhe pyje deri tani në gropat e Çikës, aty ku është dhe zjarri .Presim të mbërrijë helikopteri.  E vështirë për të ndërhyrë në këmbë. Rrezik për jetën e punonjësve. Do të vijë një helikopter. Nuk ka asnjë rrezik, përtej panikut. E them me bindje se zjarri do të fiket brenda ditës së sotme”,  tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT