“Mega-skandali i Porto Romano”/ Berisha për bazën e NATO-s: Rama po përdor reputacionin e aleancës…

Kreu i PD, Sali Berisha, e quajti mega-skandal lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama se në Porto Romano do të ndërtohet një bazë ushtarake e NATO-s.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha u shpreh se dje në konferencën për shtyp me Jens Stoltenberg, Edi Rama po përdor reputacionin e aleancës për qëllimet e veta korruptive.

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qënë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë.  PD mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me aleancën (NATO) dhe garantoj sërish se është e gatshme t’i ofrojë nesër në pushtet aleancës të gjitha lehtësirat aeroportuale e të tjera, që asaj i duhen për përmbushjen e misionit të madh. E përshëndes faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës, i cili për të mbuluar mega-aferën e tmerrshme me Elamanin të përvetësimit të 1 mijë m2 tokë në Durrës, kërkon ta bëjë këtë me angazhimin e NATO në Porto Romani. Ky propozim i Ramës është një mega-skandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive.

Pata kënaqësinë e madhe të konstatoj se në konferencën e shtypi, ndonëse Rama nisi recitimin e tij me Porto Romanin dhe portin e madhërishëm që do të ndërtohej, sekretari i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi dhe foli për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj, për Ballkanin dhe unë e përshëndes përzemërsisht. Nga ana tjetër, shtoj këtu se është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh në një kohë kur ke damkën e një mega-korruptori, e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të larë paratë e krimit dhe për të bërë vendin tënd simbol të drogës dhe krimit”, deklaroi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT