Ahmetaj akuzon Berishën: Ke vrarë më shumë se pandemia, si guxon të vish këtu

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri.

Ai akuzoi Berishën se ka thyer embargon dhe se ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë.

“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston”, tha Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT