Ahmetaj “shpërthen” ndaj Berishës me akuza të fortë: Ke vrarë më shumë se pandemia

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ish-kryeministrin, Sali Berisha, për të cilin tha se e ka humbur të drejtën për të qenë në parlament.

Sipas Ahmetajt, Sali Berisha ka vrarë më shumë se pandemia, ndërsa i kujtoi atij Gërdecin dhe vitin e mbrapshtë 1997.

Po ashtu, Ahmetaj ironizoi edhe kolegët e tij opozitarë, duke thënë se disa prej tyre e duartrokasin Berishën dhe disa të tjerë e përqeshin nën buzë.

“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia, që nga Gërdeci, 97, mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94 vjen flet këtu për drejtësi dhe për pandemi. Ai e ka mundur pandeminë me vdekjet dhe prapë guxon e vjen  këtu dhe ndonjë nga këta, dikush e përqesh në buzë, dikush e duartroket. Por e vërteta duhet përmendur, ka vrarë më shumë se pandemia, e ka humbur të drejtën ai njeri të jetë në Parlament, lërë me të flasë. Nuk dua të merrem me një njeri që nuk ekziston”, tha Ahmetaj në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT