“Drejtësia po lëviz në drejtimin e duhur”, Manja: Berisha e ka një hall, prandaj sulmon SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sumoi në Kuvend Drejtësinë.

Manja në fjalën e tij tha se sulmet tregojnë se dejtësia e re po funksionon, teksa sipas ministrit Berisha e ka një “hall” dhe ndaj po sulmon SPAK.

“Kolegët e dinë sjelljen e Saliut. Ajo që është e re sot është se me sulmet që bëri organeve të drejtësisë Berisha tregon se më në fund Drejtësia e re po funksionon dhe është tërësisht e pavarur dhe në rrugën e duhur. Sepse sa herë ka zor ky njeri, ky sulmon drejtësinë. E ka pastur në ADN-në e vet. Sepse ky ishte mësuar ti mbante Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë në paradhomë dhe u thoshte merre këtë dosje dhe bjeri opozitës.

Mirëpo sot e pash që ka hall dhe kjo është e reja këtu sepse drejtësia e re më në fund në këtë vend po lëviz në drejtimin e duhur. Dhe kjo është e reja sa për të tjerat i përkasin së shkuarës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT