Qëlluan mbi 50 plumba ndaj tre viktimave, RENEA “iu sulet” autorëve të atentatit, dyshohet se janë nga…

RENEA ka filluar kërkimet në Larushk dhe Nikël për kapjen e autorëve të atentatit me 3 viktima, të ndodhur sot në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve, dyshohet se kanë qenë 4 autorë, 3 prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilin udhëtonin 3 personat e vrarë.

Gjithashtu uniformat blu kanë dyshime të forta se atentatorët janë nga Nikla dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Tre persona janë vrarë gjatë atentatit.

Diklen Vata është identifikuar fillimisht, pasi ai ka mundur të dalë nga makina pasi autorët qëlluan me breshëri automatiku.

Mësohet se Vata ishte badyguard i Brilant Martinajt. Ai është 30 vjeç nga Laçi i arrestuar më parë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Më vonë janë identifikuar edhe dy të tjerët, trupat e të cilëve janë shkrumbuar, pasi makina mori flakë pas atentatit. Ata janë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Brilant Martinaj ishte i dyshuar për vrasjen e policit Xhulio Prela para dy vitesh. Kurse Diklen Vata rezulton person me precedentë penalë për trafik narkotikësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT