Hakmarrje e Rusisë?/ Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike, ja dyshimet e para: Çfarë rrezikon Shqipëria

Paraprakisht dyshohet që sulmi mund të jetë iniciuar nga hakera ruse, nisur kjo dhe sanksionet që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë. Ndërkohë AKSHI ka njoftuar se janë mbyllur përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet e qeverisë për shkak të sulmit që vjen nga jashtë vendit.

“abcneës” raporton se nga burime brenda AKSHI thuhet se ka të dhëna që të bëjnë të dyshosh për një sulm mjaft të avancuar, të tipit Ransomëare përmes të cilit po synohet marrja nën kontroll e sistemit të komunikimeve dhe shërbimeve online të qeverisë shqiptare.

Virusi “Ransomëare” konsiderohet tepër i rrezikshëm pasi përmes tij, sulmuesit i krijojnë vetes akses në të gjitha të dhënat e faqeve/ databazave duke marrë tërësisht kontrollin e tyre. Pasi kanë marrë kontrollin, ata heqin mundësinë e aksesit të kujtdo tjetër duke mbyllur sistemin ndaj tentativave për të rikthyer materialet. Eksperienca ka treguar që në rastet e sulmeve të tilla, institucionet apo kompanitë nuk i kanë rikthyer më materialet në databazë.

Përveç kësaj, rreziku tjetër, edhe më i madh kur bëhet fjalë për një shtet, ka të bëjë me faktin se sulmuesit përveç se kanë kontroll të plotë mbi sistemet online, marrin gjithçka që ka të bëjë me qytetarët, siç janë pagat, të dhënat mbi pronat, sigurimet, dhe gjithçka tjetër që është administruar dhe gjeneruar nga këto institucione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT