“Ej… boll se kam punë!”/ Braçe refuzon ftesën e Krifcës: Nuk e pi kafen

Deputeti Erion Braçe ka refuzuar ftesën e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për të diskutuar për problemet e bujqësisë në zyrën e saj. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar titullin e mediave për këtë ftesë, ish.zv-kryeministri thotë me ironi se nuk e pi kafen ndërsa thekson se është i zënë me punë. Përplasja mes tyre ka nisur prej kohësh ndërsa është ashpërsuar gjatë ditëve të fundit, kur debati ka përfunduar në parlament.
POSTIMI I PLOTE:
Ej, boll ma postuat se kam pune
Nuk ka asgje te habitshme per mua ne foto.
MADJE DONI TE DINI, ESHTE PROBLEM SHUME I MADH QE DEPUTETET TAKOHEN PAS 11 MUAJSH!
Aaa po une deshiroj shume qe koleget e mi ti kene thene e te kene zgjidhur:
1- Problemin e TVSH PER BUJQESINE:
Ne grumbullim e perpunim te brendshem; Ne tregtimin e plehrave kimike, farerave e fidaneve, kafsheve per mbareshtrim e prodhim vecanerisht qumeshti etj;
2- Problemin e subvencioneve, parave qe mungojne per cdo aplikant qe KA PLOTESUAR KRITERET ne te gjitha masat mbeshtetese;
Per prodhimin ne serre, per serren vete, per lopet, delet, dhite, perfshirjen ne skeme te vicave per mish e pulave pas goditjeve njepasnje, per bletet dhe natyrisht NAFTEN FALAS PER BUJQIT, te gjithe-nderkohe qe duhen para plus;
3- Problemin jetik te cmimeve te prodhimeve bujqesore te fushes dhe te serrave;
Ngritjen e BURSES SE BUJQESISE per te nxjerre cmimet nga morsa ZHVATESE e kartelit te grumbulkuesve;
4- Problemin e cmimit te plehrave kimike, gjithnje e ne rritje e vetem nen kontrollin e duopolit zhvates;
Hapjen e tregut e heqjen e cdo barriere permes ekskluziviteteve qe ligji si njeh por nje komision i korruptuar e klientelist i ka ligjeruar turpshem e demshem;
5- Problemin e magazinave e kapaciteteve frigoriferuese PUBLIKE, per te thyer varesine e bujqve nga privati e per te prishur lojen e privatit me prishjen, kalbjen e prodhimit te bujkut si KERCENIM PER CMIMIN ZHVATES!
Keto vlejne per mua!
Pa kafja tu bej mire te gjitheve;
Une kam nje jete qe nuk e pi!