E FUNDIT/ Ilir Beqaj 5 orë para hetuesve të SPAK, ja për çfarë po pyetet

Prej 5 orësh, Ilir Beqaj vijon të jetë në Prokurorinë e Posacme pa asnjë avokat, dhe po përgjigjet në cilësinë e deklaruesit mbi çështje që kanë lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, kohë kir shërbente si Ministër Shëndetësie.
Më herët, gjatë ditëve të fundit, janë pyetur edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj e gjithashtu edhe të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi këtë megadosje e cila u denoncua në SPAK dhjetorin e 2019, vetëm pak ditë pasi SPAK kishte nisur nga detyra.
Hetimet për rastin po zhvillohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar.
Ilir Beqaj aq në SPAK, se po pyetet si ish ministër shëndetësie në cilësinë e deklaruesit sa i takon firmosjes së kontratës së vitit 2015 për koncesionarin me një kompani private të njohur si “Sani Service” dhe që ka akuza se drejtuesi i saj ka njohje me ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.