Ngjarja në Fushë Krujë, Klodiana Lala: Të gjithë BOSËT e NIKLËS dje ishin jashtë Shqipërisë

“Të gjithë bosët e Niklës, ditën e djeshme kanë qenë jashtë Shqipërisë, sipas sistemit TIMS”, kështu është shprehur gazetarja Klodiana Lala teksa ka folur për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
Lala tha se kushëriri i viktimës, Ervis Martinaj, ka patur hasmëri me disa grupe kriminale, pasi sipas Dumanit ka paguar shuma të mëdha parash për vrasjen e Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit, si dhe për vrasjen e Xhelal Reçit.
“Të gjithë bosët e Niklës dje kanë qenë jashtë Shqipërisë, sipas sistemit TIMS. Kjo përplasje mes grupeve kriminale të Niklës dhe Lezhës sapo ka filluar. Nga Nikla dalin vrasës me pagesë, nga Nikla dalin makina, nga Nikla dalin grupe kriminale”, është shprehur gazetarja në emisionin “Open”.