Erion Braçe denoncon mbjelljen e tokës shtetërore me plepa në Divjakë: Do 40 vite të bëhet dhe të rikuperohet

Deputeti socialist Erion Braçe denoncon një rast të mbjelljes së tokës shtetërore me plepa në fshatin Ferras të Divjakës. Sipas tij, në regjistra figuron se toka është publike, shtetërore, nuk mund të përvetësohet.

“Koha e tokes se grabitur ka marre fund! Toka publike eshte e shtetit dhe ti je askushi per ta zene! Plepat ne Ferras, Njesia Grabian, ne Divjake, Jane mbjelle ne toke te shtetit; Urdheroni rregjistrin e prones, harten e prones ne kontrate, toka eshte publike!

Po le menjane kthimin e Tokes se bukes, tokes me pjellore ne vend ne orizore; Po le menjane mbjelljen e tokes se bukes me plepa; ky eshte nje krim me vete!

Por po flas per grabitjen e tokes per 40 vite, aq sa plepi kerkon te behet dhe toka e shkaterruar nga plepi te rikuperohet! Do monitoroj deri ne fund ate qe ministrja tha: auditimin e kontrates se tokes me qira ne Ferras te Divjakes.

Monitorimin me harta ne terren; jo ne zyre me keshilltarin nen kontrate toke”, shkruan Erion Braçe dhe publikon fotot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT