BE hap NEGOCIATAT me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Von der Leyen: E meritoni integrimin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe homologun maqedonas Dimitar Kova?evski, si dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, njoftoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kam hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur.

Ky është suksesi juaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona. Keni zbatuar shtetin ligjor, kemi një shoqëri civile aktive dhe një media të lirë.

Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime sepses këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si komision ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës Ndërqeveritare sot, komisioni do të fillojë punën sot dhe shqyrtimi i Acquis Communitaire do të jetë hapi i parë. 

Ky shortim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrimet mbi traktatet mbi marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të jemi më afër në fusha kyçe. Psh Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile eurpiane, mbi emergjencat civile, apo tërmetet, apo aspekte të tjera të dëme të ndryshme, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty.

Zoti Rama, keni treguar vizion, lidership, durim strategjik, jo vetëm kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlera eurpiane si partnerë të vërtetë. Shqipëria dhe RMV e meritojnë integrimin. Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE.” tha Von der Leyen.

Në këtë konferencë të pranishëm janë dhe Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT