Historike/ Çelen NEGOCIATAT! Nis Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE

Ka nisur konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri në kuadër ta hapjes së negociatave të integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është një ditë historike, pasi vendi ka synuar për gati tre dekada për të arritur pikërisht në këtë fazë.
Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave.
Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.
Vijon…