Jepet alarmi/ Në 500 fshatra shqiptarë s’ka më banorë, nëse largimi i të rinjve vazhdon pasojat do jenë rënda
Përgjatë viteve të fundit shqiptarët janë larguar në masë nga vendi ynë.
Shifrat janë alarmante aq sa mund të thuhet se ky fenomen po bëhet me të vërtetë shqetësues.
Mësohet se emigrimi i kryesisht i të rinjve jashtë vendit apo edhe drejt qyteteve të mëdha po sjell një tjetër fenomen shumë negativ, atë të braktisjes së zonave rurale.
Kryetar i Këshillit të Agrobiznes, Agim Rrapaj ka deklaruar se nga 3 mijë fshatra në vendin tonë vetëm 2500 prej tyre janë vitale.
Rrapaj ka thënë se në 500 prej tyre nuk ka më asnjë banor.
Më tej ai ka deklaruar:
Reduktimi i popullsisë ka sjellë mungesën e krahut të punës në këto sektor. Duam të bëjmë bletari po s’kemi bletar, duam të ngremë sera, por nuk kemi punonjës të kualifikuar. Nuk dinë si të bëjnë spërkatjen dhe mungesa e kualifikimit ka kosto.”
Nëse ky fenomen vazhdon të ndodhë, pasojat do të rënda për vendin tonë. Kujtojmë këtu se sipas shifrave të publikuara nga vetëm 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë në popullsinë e Shqipërisë.