A do të ndëshkohen gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar? Rama nga Brukseli: Ata që e kthyen Drejtësinë…

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me komisonerin Oliver Varheley.
I pyetur nga gazetarja nëse BE ka kërkuar që të ndëshkohen prokurorët dhe gjykatësit që janë larguar nga reforma e drejtësisë për shkak të korrupsionit, Rama tha se është një kërkesë e kahershme dhe që ka mbështetjen e të gjithëve.
“Unë i bëra falendetime që në mëgjes dhe fillova e më aps dhe këtu ishte vetëm për ju. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë celur dhe se puna fillon konkretsht pasdite. Sa i përket pyetjes së dytë ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe për të ndryshuar gjykatës e prokurorë që janë përjashtuar nga vetingu është një kërkesë e kahershme. Dhe është një kërkesë e natyrshme që në këtë rast është në sinkron me kërkesën e popullit që e mbështeti reformën në drejtësi dhe përvec vetingut të ndëshkohen të gjithë gjykatësit që e kishin kthyer në pazar që e drejta shitet dhe blihet.
Do gjë e shkruar është memorie që mos harrohet nesër. Do të përsëritim cdo herë deri sa të bëhet dhe nuk do të ndalemi. Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi, arsyeja ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë. Negociatat janë transferim dijesh i pazëvendësueshëm që nuk ge gjen në vend tjetër të botës poltike. Komisioneri e nënvizoi, cdo hap për negociatat bërbën nj mundësi të re për të cuar përpara aspektet e jetës”, tha Rama.