Zbardhen detajet e takimit të grupit “pro Bashës”, kush është deputeti pro bashkimit të PD

Disa prej deputetëve të grupit parlamentar të PD-së janë mbledhur ditën e sotme në një prej lokaleve në Tiranë për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike. Mësohet se takimi ka nisur në orën 18:00 dhe të pranishëm janë deputetë të PD të cilët nuk i janë bashkuar ish kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkaq janë mësuar detaje të reja në lidhje me këtë mbledhje. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar bashkim të PD.
“Të bëjmë gjithcka për bashkimin, nuk mund të përjashtojmë realitete politike. Duhet të ulemi të gjithë bashkë”– ka thënë Salianji.