VIDEOLAJM/ Simpatizantit i kishte munguar Sali Berisha, truproja e tërheq me forcë nga krahu! Elbasanlliu i puth dorën kreut të PD: Mirë se erdhe gjigandi i kombit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë mbrëmje një takim me demokratët në qytetin e Elbasanit në ambientet e Teatrit “Skampa”.

Një simpatizant tentoi të ngjitet në skenë për të takuar Sali Berishën por një nga truprojat e kryedemokratit e ka tërhequr nga krahu qytetarin. Megjithatë, me pak rezistencë, ky i fundit ia arriti qëllimit.

“Mirë se erdhe gjigandi i kombit tonë”, i tha simpatizanti kryetarit të PD, ndërsa ky i fundit i tha “mirë se të gjeta” dhe i dha dorën.

Ky moment u shoqërua me duartrokitje e të qeshura ndërsa nuk i shpëtoi as syrit të ndjekësve online. Episode të tilla nuk mungojnë thuajse në çdo takim që organizon Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT