“Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA dhe BE”

Në një deklaratë për mediat Rama theksoi se nëse dikush prek një votë të vetme apo flokun e një prej organizatorëve të zgjedhjeve, do të përballet me ligjin.

Jo vetëm kaq, por nuk do të mund të shkelë dot kurrë sipas tij në ndonjë vend të Bashkimit Europian, as në Amerikë.

“Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal. Nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg. Të dënuarve për krime zgjedhore do t’u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE.

Nuk dua t’ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA se shkoi e vajti pas një udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë.

Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë”, tha Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT