LAJMI I FUNDIT/ Në gjendje të rëndë shëndetësore, Lefter Koka dërgohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar ditën e sotme në spitalin e burgut për shkak të problemeve me shëndetin.
Mësohet se Koka është dërguar drejt spitalit në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk dihet ende nga se vuan ish-ministri.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan dhe prej disa muajsh po qëndronte në qeli.