Sapo u lirua nga burgu, shpallet në kërkim TikTok-eri i famshëm shqiptar! Porositi së bashku me personazhin tjetër të rrjeteve sociale plagosjen e një të riu

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në zonën e freskut në Tiranë, ku në kërkim është shpallur TikTok-eri Xhemal Uka, i njohur në rrjetin social me emrin “Fire”.
Së bashku me Gjoke Ndrevataj (I njohur në rrjetet sociale me pseudiminin Aroni), Xhemal Uka porositi Helidon Markun që të dhunonte një të ri 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Xhemal Uka rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale brenda dhe jashtë vendit. 33-vjeçari u lirua pak kohë më parë nga burgu, pasi u ekstradua nga Franca dhe qëndroi për më shumë se një 1 vit në qeli në vendin tonë.
I riu u bë i famshëm në rrjetet sociale në kohën kur qëndronte i burgosur në Francë. Por duket se telashet me drejtësinë nuk do t’i ndalen.
Ndërsa nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale, Uka është larguar nga vendi ynë.