Jovanovic: Kisha serbe e vështirëson pozicionin e Serbisë në bisedë me Kosovën

Lideri i Partisë Liberal-demokrate të Serbisë Cedomir Jovanovic ka thënë sot se Kisha ortodokse serbe (KOS) duhe të pushojë që në mënyrën më të drejtpërdrejtë të përzihet në vendime politike dhe me ekskluzivitetin e saj ta rëndojë edhe më tej pozicionin e Serbisë në bisedimet me shqiptarët e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Mitomania e cila përcjell të gjitha tubimet në KOS, mungesa e ndjenjës për realitetin, mungesa e brengës për jetët dhe fatet njerëzore, projektet e nacionalizimit serbomadh, të cilat ende kanë mbështetje në kishë, e lënë Serbinë en konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjtë”, ka thënë Jovanovic në një kumtesë për publikun, transmetojnë mediet serbe.

Jovanovic ka thënë se as pas tri dekadash të shkatërrimit të vendit, luftrave të zhvilluara, pësimeve, ikjeve të qindra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre, Kos po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Të përkujtojmë se Kuvendi hierarkik i Kishës ortodokse serbe (KOS) ka përsëritur dje qëndrimin e KOS-it se “Kosova është pjesë përbërëse e territorit sovran të Serbisë dhe ka hedhur pishtë si të papranueshme “çfarëdo qoftë ndryshimi të statusit të Kosovës, i cili çon drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, apo çfarëdo ndarjeje territoriale, pa të cilën nuk është i mundshëm përkufizimi”.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka buseduar për Kosovën në fillim të javës me krerët e KOS-it./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT