Sekretari i Berishës i jep ultimatum Ramës: Shqiptarët janë për mëshirë, qeveria të japë dorëheqjen. SPAK të…!

Sekretari i organizimit i Berishes, njehersh ish deputet, Klevis Balliu thotë se siguria kombëtare ka rënë ndërsa kërkon që qeveria të japë dorëheqjen.

Më tej ai i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë tenderat e pafundme të AKSHI-t.

Statusi i plotë i Klevis Balliut

Siguria kombëtare ka rënë, bashkë me të ka rënë siguria e informacionit dhe e jetës pas marrjes së gjithë të dhënave nga hakerat në e-Albania. Sot shqiptarët janë në mëshirë të hakerave.

SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve.

Qeveria duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo qeveri është përgjegjëse dhe bashkëpuntore në këtë krim kombëtar. Të gjithë personat përgjegjës nga Kryeministri e deri tek zyrtarët e AKSHI-t duhet të merren nën hetim pa imunitetin e pushtetit./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT