Begaj merr detyrën si president: Sot dita më e rëndësishme e jetës time, falenderoj Metën për…

Bajram Begaj ka marrë zyrtarisht deytrën e tij si presdient. Pas dorëzimit të postit nga Meta, Begaj falenderoi paraardhësin e tij për komunikimin që kishin patur si personalisht po ashtu edhe institucionalisht.
Ndërsa gjatë fjalimit u shpreh se kjo ishte dita më e rëndësishme e jetës së tij, Begaj renditi disa prej sfidave që e presin vendin tonë dhe u shpreh se do të ishte në mbrojtje të interesit kombëtar.
Presidenti, Bajram Begaj: I nderuar zoti Meta, e nderuar kryetare e kuvendit, i nderuar kryeministër, e nderuar presidentja Osmani, ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjes. Dua të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin personal dhe institucional që unë pata si shef i shtabit të përgjithshëm të FA.
Sot për mua është dita më e rëndësishme e jetës time. Ju drejtohem me nderin e një individi të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj popullit tonë. Sot u betova për t’i shërbyer itneresit të përgjithshëm. Do të jem shërbëtor i popullit tim.