LSI do ndryshojë EMRIN, Konventa miraton ndryshimet në statut

Lëvizja Socialiste ka ndryshuar emrin e saj si forcë politike. Emri i ri është votuar në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që po mbahet në këto momente në Pallatin e Kongreseve.
Anëtarët e Konventës Kombëtare votuan ditën e sotme ndryshimet staturore, i hapën rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force që do të ketë një emër tjetër dhe një mision të ri, sipas deklaratave të z.Meta.
Gjatë Konventës, emri i ri i LSI-së nuk është bërë publik nga zyrtarët e saj, por është lenë që këtë ta zbulojë ish-Presidenti, Ilir Meta.
I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.