LSI me emër të ri: Ja si do të quhet, si do ndryshojë vula dhe struktura e përkohëshme e partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë.

Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:

Konventa ka të drejtën e ndryshimit të emrit dhe vulës së parisë.

Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka.

Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë por Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet ‘Partia e Referendumit’.

Ai tha se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI por se “‘Partia e Referendumit’ na pret”./m.j

LSI me emër të ri: Ja si do të quhet, si do ndryshojë vula dhe struktura e përkohëshme e partisë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT