Shpalli dje ndryshimin e emrit të LSI-së/ Meta publikon logon e partisë së re

Pas shpalljes së partisë së re ditën e djeshme, Ilir Meta ka publikuar sot dhe logon e Partisë së Lirisë.

Ish-presidenti Meta bërë publik emrin e partisë që themeloi në vitin 2004, e cila nga LSI do të quhet partia e Lirisë, gjatë Konventës së mbajtur në Pallatin e Kongreseve pasditen e djeshme. Sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta, ka publikuar logon e re, ndërsa ka paralajmëruar se në orën 13:15 do të mbajë dhe konferencën e parë si kryetar i saj.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur miq,

Ju lutem më ndiqni live në 13:15, në konferencën e parë të shtypit nga Partia e Lirisë.

Shpalli dje ndryshimin e emrit të LSI-së/ Meta publikon logon e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT