“Zyrtari i lartë I.M pjesë e Sigurimit të Shtetit”/ Nikolla mbledh ‘urgjentisht’ kryetarët e grupeve parlamentare (DETAJET)

Kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur ditën e sotme mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, në lidhje me një dosje të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, në të cilën thuhet se një zyrtar publik ka qenë pjesë e Sigurimit të shtetit.

Nikolla ka zhvilluar tashmë një takim me kreun e grupit socialist Taulant Ballën, ndërsa pritet që të takojë dhe Eneklejd Alibeajn, në funksionin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoj ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk kontrollohen dhe nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit duke mos kaluar në verifikim.

Ndërkohe në media aludohet se personi me inicialet I.M, i përmendur në dosje mund të jetë ish-presidenti Ilir Meta, kjo dhe pas reagimit të zëdhënësit të tij Tedi Blushi, i cili tha se të gjithë kanë merakun e patronazhistëve të komunizmit, ndërsa  kërkoi që të nxjerrin çdo dokument në mënyrë që të jenë sa më transparentë.

Ende nuk dihet identiteti i këtij zyrtari, ndërsa priten zhvillime të reja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT