Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? Edi Paloka: Duhet të jesh komplet idiot që të…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me pretendimet ku thuhet e Ilir Meta figuron në Dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Paloka me shkuan se nuk ka fakte dhe se nuk do të mohojë as dënonë apo mbrojë Metën. Ai shkruan se “duhet të jesh komplet idiot që të mos e kuptosh se përse i serviren opinionit pikërisht këto ditë lajme të tilla. Po duhet të jesh edhe me idiot po besove se me këto manovra do arrish ti shpëtosh fatit që të pret…Edvin” shkruan ai në postimin e tij.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Une nuk marre persiper as te mbroje , as te denoje , as te mohoje e as te pranoje dicka per te cilen nuk kam dijeni dhe asnje te dhene rreth te vertetes.
Per princip , jo sot, po kurdohere, kam refuzuar e refuzoje te besoje e te marre per te mireqene cdo akt qe mban mbi vete shenjen e Edvin Rames . Megjithate per sa permenda me lart, nuk do te merrem fare me aktin e tij te fundit, me akuzen e fundit ndaj Ilir Metes.
Mjafton per te me ngjallur neveri thjeshte fakti qe nje parti e cila thelbin e saj e ka tek Sigurimi i Shtetit ; nje parti qe edhe sot funksionon me format e Sigurimit te Shtetit ; nje parti qe sot drejtohet nga kelyshet e Sigurimit te Shtetit ; nje parti e cila sapo u rikthye ne pushtet anulloi ligjin e lustracionit te miratuar nga PD e qe ne keto vite , ne vazhdimesi , ka hedhur poshte cdo propozim te opozites per nje ligj tjeter lustracioni ; nje parti qe e mbushi drejtesine dhe administraten me kriminele te Sigurimit te Shtetit; partia qe ne fund te fundit ka ne krye sot te birin e atij qe firmoste varjen e poeteve e qe per mbi 15 vjet mbajti si numrin dy te tij dhe caktoi Kryetar Parlamenti ministrin e fundit te Sigurimit te Shtetit…sot papritur na “qenka tronditur” nga nje dosje qe i eshte servirur opinionit , po me format e Sigurimit te Shtetit.
Duhet te jesh komplet idiot qe te mos e kuptosh se perse i serviren opinionit pikerisht keto dite lajme te tilla . Po duhet te jesh edhe me idiot po besove se me keto manovra do arrish ti shpetosh fatit qe te pret…Edvin !