Zbulohet emri i personit që spiunoi Ilir Meta gjatë tentativës për t’u arratisur

Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor vullnetar i ish-Sigurimit të Shtetit, kështu deklarohet në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve, pas një verifikimi të kryer që zbuloi dosjen me 140 faqe.

Nëse bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta, ndonëse qartësisht në deklaratën për media AIDSSh thotë se është politikani i lartë I.M, mbetet për t’u verifikuar.

Kujtojmë se vetë Meta i ka hedhur poshtë aludimet duke thënë se në shkollë kishte të paktën një Ilir Metaj tjetër dhe një student me inicialet I.M.

Megjithatë në klasën e Metës ka patur vetëm një person me inicialet F.T, që besohet se është edhe personi i spiunuar prej tij.

Sipas listës së shokëve të klasës së Metës, ai është Filip Talo. Ëshët e paqartë nëse ka qenë vetë Filip Talo që ka sinjalizuar Autoritetin e Dosjeve.

Siç raportohet, e-mail informues për Autoritetin e Dosjeve erdhi nga një adresë interneti “IP” amerikane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT