100 vjet marrëdhënie SHBA-Shqipëri/ Biden dhe Bush mesazh urimi: Krenarë për këtë aleancë

Ditën e sotme shënohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Një mesazh urimi për këtë ditë ka dërguar dhe presidenti Joe Biden, i cili shprehet se Shqipëria është një aleate e SHBA-ve në NATO, e po ashtu në mbështetjen për Ukrainën.

“Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam i lumtur për bashkëpunimin tonë. Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falënderoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikpritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhmen e fëmijëve tanë”- deklaroi Biden.

Nga na tjetër, dhe ish-presidenti Bush nuk ka ngurruar të dërgojë një mesazh urimi, teksa kujton vizitën e tij në vendin tonë. Ai shprehet se nuk do ta harrojë mikpritjen dhe kohën e bukur që ka kaluar.

“Unë dhe Laura ju dërgojmë urimet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është një dëshmi e miqësisë mes vendeve tona. Nuk e harrojmë kurrë mikpritjen dhe kohën e bukur që kaluam në vendin tuaj. Jam i lumtur të shoh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe SHBA-ja është krenare që ju quan aleate.’- tha ish presidenti Bush.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT