“Vendosët Kuvendin në funksion…!”/ Nikolla i përgjigjet Vasilit: Informova mbi letrën e Autoritetit të dosjeve. Kishte interesa nga…!

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla iu eshte përgjigjur akuzave të LSI-së, se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë.

Lindita Nikolla në letrën zyrtare: “Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë:

Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit” , shkruhet në përgjigjien e Nikollës./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT