Kush është I.M? Berisha zbulon ‘spiunin’ në dosjen e Sigurimit të Shtetit: Nuk ka lidhje me Ilir Metën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot çështjen e dosjes së sigurimit, për të cilën u aludua se kishte të bënte me ish-kreun e Shtetit Ilir Meta.

Berisha tha se gjithçka është një përpjekje për të keqpërdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë nga Edi Rama, ndërsa ka bërë publik dhe identitetin e personit me inicialet I.M. në dosjen e përfolur. Sipas tij I.M është Ilir Murati nga Librazhdi.

“Pas verifikimit të dokumenteve deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve. Dje dhe sot kam dokumentet në dorë. Rama bashkë me shërbimin informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth.

Cilido që lexon, e-mail e ka të qartë se I.M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje me Ilir Metën. Këtë e kanë ditur. Rama ka keqpërdorur në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit qoftë Linda Nikollën. Mund t’u them se në dokumentin që Genta Sula i drejton Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt.

Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se jam e tronditur nga dokumenti. Histori e trupshme, zyrtarë primitivë. Tani, ky është kurthi që organizon Rama që të përdorë SHISH për fabrikim dokumentesh.”- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT