Besnik Mustafaj: E njoh Ilir Metën dhe nuk më është dukur si spiun

Besnik Mustafaj shprehet mosbesues që ish-presidenti Ilir Meta, të ketë qenë informator i ish-Sigurimit të Shtetit, duke spiunuar shokun e dhomës që donte të arratisej jashtë shtetit.
Mustafaj tha se Meta e ka sulmuar aq ashpër Sali Berishën kur kanë qenë rivalë politikë, sa që po të ishte informator i Sigurimit, Berisha do e kishte përdorur kundër tij një gjë të tillë.
“Jo. Unë e njoh që në 91’ nuk është nga miqtë e mi të afërt por kam pas rastin të rrij me të. Ta kem përballë dhe aleat. Ilir Meta nuk është ai profil që presupozohet një informator i Sigurimit të Shtetit. Ilir Meta nga ’92 e deri tani ka kaluar shumë filtra.
Ka pasur momente kur Ilir Meta ka qenë aq i ashpër ndaj Berishës sa që do t’ia kishte përdorur. Nxjerrja e këtij lajmi është një paturpësi për ta destabilizuar Ilir Metën, pse pikërisht tani kur ai u kthye në krye të partisë”, u shpreh Mustafaj në Abc News.