Turistët dhe emigrantët bllokohen mes kilometrave trafik në Pogradec, policia: Prisni dy orë sa të mbarojë maratona

Qindra automjete janë izoluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit pa pasur mundësi që të mbërrijnë në kohë në destinacionin për ku ishin nisur.

Shkak për këtë është bërë një maratonë të cilën kishin zgjedhur ta organizonin në pikun e lëvizjeve të fundjavës.

Të gjendur të surprizuar në këtë situatë, udhëtarët kanë kërkuar shpjegime nga punonjësit e policisë.

Ata i kanë kërkuar që të durojnë disa orë deri në përfundimin e maratonës teksa vargu i automjeteve ka shkuar disa kilometra.

Qytetarët kanë shprehur rezerva ndaj autoriteteve për kohën e organizimit si dhe vendin pa pasur mundësi alternative për të vijuar udhëtimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT