Eurodeputeti i shqetësuar: Serbia mund të sulmojë Kosovën, NATO dhe BE të qëndrojnë të fortë

Eurodeputeti, Riho Terras, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës. Përmes një postimi në “tëitter”, ai ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit.
Më tej ai theksoi se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.
“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bashkimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Tëitter.