Vuçiç: Të kërkojmë nga shqiptarët të vijnë në vete! Falenderoj serbët që u vetë-përmbajtën, Serbia do të fitojë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës ku ka falenderuar serbët për vetë permbajtjen.

Vuçiç tha se qëllimi i tyre është të ruajnë paqen, mirëpo paralajmëroi se nëse serbët keqtrajtohen atëhere ata do të reagojnë dhe Serbia do të fitojë.

“Populli serb në Kosovë gjithnjë e më pak po i dëgjon lutjet tona dhe lutja jonë është që të përpiqemi të ruajmë paqen me çdo kusht. Të kërkojmë nga shqiptarët të vijnë në vete, të kërkojnë nga serbët që të mos bien në provokime dhe të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në çfarëdo lloj konflikti,

Kjo është kërkesa ime e madhe. E vetmja gjë që mund të them është se ne do të lutemi për paqe dhe do të kërkojmë paqe, dhe mund të them – nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë. Nëse guxojnë të keqtrajtojnë serbët, të vrasin serbët, t’i persekutojnë, Serbia do të fitojë.

Kam pasur shumë biseda me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, më së shumti me Lajçakun, por nëse dikush mendon se është e mundur të përsëritet 17 marsi i vitit 2004 apo diçka që u ka ndodhur njerëzve tanë në pjesët e tjera të Jugosllavisë, nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës njoftoi shtyrjen me një muaj të reciprocitetit mbi targat dhe shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, vendim ky i ndikuar nga SHBA.

Mbrëmjen e djeshme, serbët në veri të Kosovës bllokuan me kamionë dhe mjete të tjera rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT