Arjan Tase është pronari i skafit, si e regjistroi në emrin e pronarit të një lavazhi

Ende nuk është hedhur dritë mbi pronësinë reale të skafit që i mori jetën dje 7-vjeçares nga Tropoja në Potam të Himarës. Më herët mediat bënë me dije se skafi ishte regjistruar në emër të një personi nga Elbasani të quajtur Adhurim Kushi.

Nga një verifikim i bërë në QKB rezulton se Kushi ka në pronësi një lavazh si edhe një biznes të shitjes së makinave të përdorura. Tase ka thënë në polici se skafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, por ka dyshime të forta mbi vërtetësinë e deklarimeve të tij.

News24 raporton se në fakt, skafi ishte në pronësi të Arjan Tases, por ishte regjistruar në emër të Kushit pasi ai, një punonjës policie, me një pagë maksimumi 90 000 lekë për shkak të gradës komisar, nuk mundej që ta justifikonte financiarisht një mjet kaq të shtrenjtë.

Mësohet se Tase është bashkëpronar në biznesin e dhënies me qira të skafeve dhe mjeteve të tjera të lundrimit në zonën e Porto Palermos në Himarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT