Ngjarja në Himarë/ Fevziu thirrje Qeverisë: Situata jashtë kontrollit, të ndalohet urgjent…

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë në Himarë.

Një vajzë humbi jetën pasi u përplas nga një skaf, ndërsa Fevziu i bën thirrje qeverisë që të ndalojë në mënyrë urgjente përdorimin e të gjitha “Jet Ski” (motorat e ujit) në bregdetin shqiptar.

“Qeveria duhet të ndalojë në mënyrë urgjente përdorimin e “Jet Ski” pasi kërcënojnë jetën e pushuesve. Situata në plazhet shqiptare ka dalë jashtë kontrolli dhe “Jet Ski” bëjnë manovra të rrezikshme deri në bregdet. Pronarët e motorave të ujit janë banditë, karagjozë apo njerëz të pasur që për të kënaqur shijet e fëmijëve të tyre po kërcënojnë jetën e qytetarëve.

Qeveria duhet t’i ndalojë urgjentisht sic kanë bërë pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian. Duhet të lejohen vetëm skafet që transportojnë turistë në zona të caktuara”, tha Blendi Fevziu për TV Klan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT