A vazhdon Meta t’a ketë pikë të dobët Berishën, pasi i doli dosja?!

Nga Zef Ndreka

Shpesh herë e kemi dëgjuar Metën të deklaroje nëpër studio, emisione, në sallën e parlamentit, kudo ku e pyesin për Berishën, se ai është pika e dobët e tij.

Mbase ka të drejtë, mbase jo!

Mbase thotë të vërtetën, mbase gënjen!

Sidoqoftë, shumë pak njerëz mund t’a kenë kuptuar arësyen e vërtetë të deklaratave të Metës ndër vite.

Dikush mundet t’a këtë menduar se i bën qejfin ose tallet me këtë plakush, pra me doktorin.

Por jo!

Është një arësye e fortë, që spjegohet qartë, vetëm tani që u bë publike dosja e Metës me ish Sigurimin e Shtetit.

Ilir Meta, është marrë peng nga Berisha që në 1992, pikërisht për shkak të kësaj dosje.

Më pas, Berisha dhe Gazidede e kanë siguruar se dosja është zhdukur dhe e kanë përdorur për luftë politike brënda kampit të PS-së.

Kjo është normale.

Por dosja nuk rezultoi se është zhdukur ndonjëherë, dhe ky fakt i mësuar nga Meta ka qënë pengu i tij.

Gjëndja psikologjike e Metës, si viktimë tashmë e dosjes peng të ish Sigurimit të Shtetit, është arsyeja e ndjenjave pozitive që shfaq ai publikisht ndaj pengmarrësit Berisha.

Për këtë arsye dhe për shkak të depresionit nervor, që karakterizohet nga veprimet e pakontrolluara, e kemi parë Metën nervoz, me dt 2 Mars të vitit të kaluar dhe më shumë pasi dorëzoi presidencën me dt 25 korrik në Konventën e LSI-së, ku lëvizte duart si asnjëherë tjetër në mënyrë anomalike.

Veprimet e Metës i shohim jashtë llogjikës së një politikani të sprovuar në gjithë funksionet më të larta të shtetit.

Reagimet psikike apo mendore të tij e vertetojnë se ai ka rënë plotësisht viktimë e lojes së Berishës.

Për rastin Meta, është më se i qartë Syndrome Stockholm. Në të gjitha daljet e tij, mban anën e dhunuesit Berisha dhe sulmon pa kuptim Bashën.

Meta, për shkak të sindromit të Stokholmit, është tërësisht i mbuluar nga emocionet, që u ndodh vetëm viktimave, pengjeve.

Ndaj Ilir Meta ka për Berishën dashuri, simpati, empati dhe dëshirën për t’a mbrojtur! Rastin e fundit e quajti: I madhërishmi Berisha!

Sindromi i Metës nuk shfaqet vetëm si dashuri ndaj Berishës, por edhe si relacion i miqësisë së rreme.

Është e qartë tashmë, se për Metën, ky sindrom është shfaqur si mekanizëm për mbijetesë. Ai ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë i ngarkuar emocionalisht, minimumi prej 30-vitësh.

Gjendja e tij përkeqësohej, sepse i ka patur pengmarrësit përballë çdo ditë, duke ja shtuar dozën e stresit, të ankthit .

Rikthimi i tij dhe përshtatja në jetën e përditshme normale, mund të jetë e vështirë për të.

Ndaj, e këshilloj përsëri, të shkojë e të ngujohet në fshatin e tij në Skrapar.

Mund t’i rezultoje rruga e vetme për të shpëtuar…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT